EMRAT/ Aksidenti fatal në Kosovë, dy shqiptare vdesin tragjikisht
Njëra prej tyre, eksperte e njohur e ekonomisë
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë, ku kanë humbur jetën dy gra shqiptare.
Viktimat janë identifikuar si Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur nga publiku si eksperte ekonomie dhe e pranishme shpesh në media.
Sinollari, e cila punonte si konsulente biznesi në Gjermani, udhëtonte së bashku me Katijan në të njëjtën makinë në momentin kur automjeti i tyre u përplas me një kamion. Përplasja ka qenë aq e fortë sa njëra prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve në spital.
Menjëherë pas ngjarjes, policia dhe ekipet e hetimit kanë mbërritur në zonë për të kryer veprimet e para dhe për të sqaruar dinamikën e aksidentit që rezultoi fatal për dy gratë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



