Tronditëse! Babai aksidenton për vdekje vajzën 3-vjeçare
Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një vajzë vetëm 3 vjeçe ka humbur jetën pas një aksidenti në oborrin e banesës.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50. 45-vjeçari me inicialet B. A. ishte duke manovruar me një mjet bujqësor në oborrin e shtëpisë, kur aksidentalisht ka goditur vajzën e tij të mitur.
Pavarësisht ndërhyrjes, 3-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



