EMRAT/ Cilët janë të rinjtë nga Memaliaj që u përleshen, e përfunduan në pranga
Policia ben me dije se ka arrestuar te rinjte Klevis Saka, 20 vjeç dhe Klajdi Dervishi, 22 vjeç, te dy te perfshire ne sherr mes tyre, e te lenduar pas perleshjes.
Njoftimi i policise
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– Klevis Saka, 20 vjeç, banues në Memaliaj, pasi me armë të ftohtë, thikë ka kanosur, goditur e dëmtuar lëhtë në trup shtetasin Klajdi Dervishi, si dhe ka prishur rendin e qetësinë publike.
– Klajdi Dervishi, 22 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin Klevis Saka, si dhe i ka thyer xhamin e parë të automjetit në pronësi të këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 84, 90, 274, 279, 89 dhe 150 të Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



