E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Degjeneron sherri për pronën, godet me sëpatë djalin e xhaxhait. Do merrte hak për babanë
Lajme

EMRAT/ Degjeneron sherri për pronën, godet me sëpatë djalin e xhaxhait. Do merrte hak për babanë

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon një ngjarje të rëndë në nje familje ne Mallakaster, ku pas nje sherri per pronen ka plasur dhuna dhe me pas edhe sepata.

 

l

 

 

Sherri ka nisur mes dy vellezerve, por me pas kane hyre edhe femijet dhe situata ka degjeneruar ne dhune te ashper.

Njoftimi i policise 

Në datën 24.09.2018, në fshatin Çorrush, Mallakastër ka ndodhur një konflikt për motive pronësie ndërmjet shtetasve V.L, 57 vjeç dhe N.L, 69 vjeç (Vëllezër).

Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe vëllai tjetër i tyre, shtetasi Zenel Lalaj dhe djali i shtetasit N.L, shtetasi Besnik Lalaj të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit V.L duke i shkaktuar atij dëmtime fizike dhe duke konsumuar kështu elemente të veprës penale “Dhunë në familje”.

Njëkohësisht, në vijim të këtij konflikti, djali i shtetasit të dëmtuat V.L, shtetasi Fatjon Lalaj, ka dashur të hakmerret ndaj djalit të xhaxhait të tij shtetasit S.L, 39 vjeç (djali i shtetasit N.L dhe vëllai i shtetasit Besnik Lalaj), ku është konfrontuar fizikisht me këtë të fundit dhe ka tentuar ta vrasë me një sopatë por falë ndërhyrjes së policisë e cila neutralizoi autorin, nuk arriti ta vrasë por i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike.

Shtetasi S.L ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në këto kushte u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasve:

•Zenel Lalaj, 66 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

•Besnik Lalaj, 26 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

Si edhe u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” shtetasi:

•Fatjon Lalaj, 22 vjeç, banues në Mallakastër.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.