E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/  Ishin në ceremoninë mortore të burrit të një prej viktimave
Lajme

EMRAT/ Ishin në ceremoninë mortore të burrit të një prej viktimave

Aksident mes tre makinash në aksin rrugor Elbasan- Papër, është kthyer në një tragjedi të rëndë, ku si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën katër persona, anëtarë të një familjeje, dhe dy të tjera kanë mbetur të plagosur.

Siç informoi edhe policia, aksidenti ka ndodhur në orët e para të pasdites, ku tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi Gezim Kotorri.

 

Viktimat kanë qenë pjesë e së njëjtës familje, nga qyteti i Gramshit.

Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Aksidenti tragjik ku humben jetën katër gra ndodhi kur po ktheheshin nga ceremonia mortore e bashkëshortit të njërës prej viktimave. Mjeti me te cilin ato udhëtonin humbi kontrollin duke kaluar mbrojtëset anësore të rrugës.

Pas mjetit u përplasën edhe dy mjete të tjera.

Viktimat e aksidentit janë katër femra, të identifikuara si Fatime dhe Lume Hoxha, Jonida Kotorri, si edhe Fatushe Agolli.

Ndërsa të plagosur janë Gezim Kotorri dhe Oltion Shehi.
cd8444af-f286-4aac-bc69-7adca48cdb7eaa7ef899-6450-40dd-8eda-74da197279f7

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.