EMRAT/ Këta janë dy policët ndaj të cilëve u qëllua
Narko Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani janë dy efektivët e policisë në Vlorë ndaj të cilëve u bë atentat mbrëmjen e kësaj të premteje, por fatmirësisht i shpëtuan plumbave.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë mbi autorin/ët. Burime bëjnë me dije se efektivët e policisë janë qëlluar nga një mjet tip ‘Volkswagen’ në lëvizje ndërsa dy policët po qarkullonin me automjet privat tip ‘Audi’. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje ndërsa mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja. Blutë e Vlorës kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



