E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Kush është 18-vjeçari që humbi jetën në aksident! Identifikohen edhe 4 të plagosurit
Publik News

EMRAT/ Kush është 18-vjeçari që humbi jetën në aksident! Identifikohen edhe 4 të plagosurit

Nga aksidenti ne Levan bëhet e ditur se viktimë ka mbetur shtetasi Ermir Tare 18 vjeç, ndërsa të plagosur janë shtetasit Rei Leskaj, Fori Duraj, Q.Dori dhe Klajdi Dori.

Mësohet se tre nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, dy të plagosur janë nga e njëjta familje.

SI NDODHI AKSIDENTI

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan.

Sipas policisë, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç është përplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit u bllokua për disa minuta edhe rruga, ndërsa policia shoqëroi shoferin 40-vjecar.

Nga informacionet e para mësohet se dy mjetet që u përplasen ishin me shpejtësi të madhe.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, që i mori jetën të riut dhe 4 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.