EMRAT/ Kush janë dy të arrestuarit që vidhin të dhënat e kartave bankare në shumë vende të botës!
Dy personave u arrestuan gjatë operacionit “SMARTPHONE”. Gazetarja Etleva Delia raporton se dy personat e arrestuar janë Qirjako Topi dhe Igen Basha. krim kibernetik operacion Dy të arrestuarit në bashkëpunim me 5 shtetasit e tjerë në shumë vende të botes iu vidhnin te dhënat e kartave bankare kryesisht atyre qe blinin online
. OPERACIONI
Policia thotë se kallëzimi është bërë nga një kompani telefonike dhe pas hetimeve ka rezultuar se se një shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë vjedhur nga shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme. “Nga materialet e deritanishme ka rezultuar se vetëm në një kompani këta shtetas kanë kryer një dëm prej rreth 33.000.000 lekësh, ndërkohë dyshimet janë se dëme të konsiderueshme kanë dhe kompani të tjera të cilat shesin produkte në rrjet (online) dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim”, thuhet ne njoftimin e policise.
BASHKEPUNETORET E DY TE ARRESTUARVE
Veprimet hetimore vazhduan dhe në lidhje me persona të cilët kanë furnizuar apo kanë bashkëpunuar për sigurimin e të dhënave të kartave bankare, nga ku rezultoi se këta shtetas kanë bashkëpunuar dhe me shtetasit: E. H., 21 vjeç, E. Sh., 19 vjeç, Dh. T., 23 vjeç, M. M., 33 vjeç (shtetas i huaj) dhe S. S, 26 vjeç (shtetas i huaj). Të pestë këta shtetas po procedohen penalisht, pasi dyshohen si bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.
KONTROLLE EDHE NE FIER
Gjithashtu, nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u kontrolluan disa banesa dhe ambiente dhe me cilësinë e provës materiale u sekuestruan telefona celular, laptopë dhe dokumente, fatura të ndryshme bankare etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



