E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emrat/ Kuvendi zgjedh sot anëtarët dhe kryetarin e Këshillit Drejtues të RTSH
Lajme

Emrat/ Kuvendi zgjedh sot anëtarët dhe kryetarin e Këshillit Drejtues të RTSH

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës ku në rend dite janë 25 pika për diskutim.

Seanca do  të zhvillohet në orën 10:00.

Ndër pikat që  bien në sy dhe kanë më shumë interes janë përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues së RTSH-së, me 10 kandidaturat që u kaluan javën e kaluar te Komisioni i mediave pas dëgjesës së mbajtur, si dhe i kryetarit të Këshillit.

Komisioni gjithashtu ka përzgjedhur më 11 mars, edhe 2 emrat kandidatë për kryetarë, teksa fituesi bëhet njëkohësisht edhe anëtari i 11 i Këshillit, përveçse drejtues. Zëvendësuesi i i ish-kryetarit Leka Bungo, do të jetë Helidon Haliti ose Fatjon Hoxhalli, të cilët janë 2 kandidatët përfundimtarë që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH.

Kuvendi kishte shkarkuar Këshillin Drejtues të RTSH-së pas shkeljeve të shumta të gjetura në procedurat e garës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.

Gjithashtu në rend dite është edhe votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.

Do të diskutohet dhe votohet për projektligjin për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, nismë kjo e qeverisë shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe fermerëve.

Mes të tjerësh është edhe diskutimi për strukturën dhe organika e INSTAT-it.

Në listën me 10 kandidatë të Këshillit Drejtues të RTSH-së bie në sy emra si aktorët Bujar Kapexhiu, Rajmonda Bulku dhe Zamira Kita, regjisori Robert Budina, kompozitori Osman Mula, si dhe emrat e Pano Xhixho, Lorenc Vangjeli, Enio Civici, Alket Braho dhe Petrit Beci.

10 emrat e përzgjedhur për anëtarë:
Bujar Kapexhiu
Rajmonda Bulku
Zamira Kita
Robert Budina
Osman Mula
Pano Xhixho
Lorenc Vangjeli
Enio Civici
Alket Braho
Petrit Beci
2 emrat për kryetar Këshilli:
Fatjon Hoxhalli
Helidon Haliti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.