E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Nga Tirana prangosen në Shkodër, po kalonin 15 emigrantë drejt Malit të Zi
Lajme

EMRAT/ Nga Tirana prangosen në Shkodër, po kalonin 15 emigrantë drejt Malit të Zi

Policia ne Shkoder ka arrestuar katër persona për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshem të kufirit. Sipas policise, arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga R. SH. nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.

Njoftimi i plote 

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në baze te informacioneve policore dhe një pune të mirëfilltë hetimore, u finalizua me sukses operacioni “Wrong Way”, ku u arrestuan ne flagrancë shtetasit:

Bashkim Alijaj , 35 vjeç, banues në Tiranë

Halil Hafuzi , 43 vjeç, banues në Shkoze, Tiranë

Gentjan Boçku , 43 vjeç, banues në Bathore, Tiranë

Adem Çela, 32 vjeç, banues në Bathore, Tiranë

Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga R. SH. nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.

Në kuadër të ketij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po benin transportimin e shtetasve të huaj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i  Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.