EMRAT/ Përdhunimi në grup i 15-vjeçares
persona, nga 17 deri në 44 vjeç, janë vënë në pranga nga Policia e Mirditës pasi dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një të mitur.
Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nik Lleshi dhe A.Gj 17 vjeç janë arrestuar pasi me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.
Sipas burimeve mësohet se 15-vjeçarja dyshohet se ka pasur lidhje me njërin nga 5 personat e arrestuar.
Ai i ka bërë një video dhe më pas e ka shantazhuar dhe e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie me persona të tjerë që nga muaji janar. Denoncimin e ka bërë vajza me familjarët e saj në polici.
NJOFTIMI ZYRTAR
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



