Emrat/ Policia arrestohen 29 persona për baste dhe poker
Policia e Tiranës ka arerestuar 29 persona të implikuar në aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara.
Burime nga policia bënë me dije se është finalizuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin”.
Gjatë këtij operacioni, janë identifikuar subjekte si dhe shtetas, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (poker dhe baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i 29 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:
Kristi Kaso
Kristo Gjoni
Fatjon Lika
Ilir Dervishi
Ermal Hazaferi
Bashkim Alikaj
Erind Patrioti
Darli Kuraj
Marenglen Kloso
Xhenis Muça
Amarildo Pashollari
Albano Babi
Also Rushani
Shkumbin Mehmeti
Sherti Çollaku
Nehat Rexha
Denis Lalmi
Miran Barbullushi
Arben Meçaj
Betin Peta
Klejdi Demiraj
Rei Temellari
Dorjan Sinani
Elio Manaj
Endri Muka
Elzo Lofca
Taulant Ibro
Dorjan Kalemi
Gezim Hamlli
Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit T. Sh. (L), i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, 33 aparate celulare dhe pajisje të ndryshme kompjuterike që shërbejnë për ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



