E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emrat/ Shkatërrohet baza e armëve në Tiranë, në pranga 4 persona
Lajme

Emrat/ Shkatërrohet baza e armëve në Tiranë, në pranga 4 persona

Një bazë e fshehtë armësh është zbuluar në zonën e Selitës në Tiranë, ku një sasi e konsiderueshme armatimi mbahej dhe ruhej në kundërshtim me ligjin. Zbulimi u bë pas një hetimi disa mujor të strukturave të policisë, që çoi në goditjen e një aktiviteti të dyshuar kriminal të mirëorganizuar.

Burime policore bëjnë me dije se në kuadër të këtij aksioni janë vënë në pranga katër persona, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në trafikimin dhe tregtimin e armëve të zjarrit. Operacioni, i koduar “Lockdown”, u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një hetimi rreth dy mujor të bazuar në metoda proaktive.

Sipas të dhënave hetimore, armët dyshohet se ishin futur në mënyrë të paligjshme nga Kosova dhe më pas ishin magazinuar në Selitë, ku edhe përgatiteshin për t’u shitur në tregun kriminal të Tiranës. Të arrestuarit janë identifikuar si:

  • Gloris Nezaj, 39 vjeç

  • Rezarto Rumi, 48 vjeç

  • Kelvin Caushi, 49 vjeç

  • Ardjan Caushi, 45 vjeç

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa dhe ambiente të përdorura nga ky grup, policia ka sekuestruar një arsenal të konsiderueshëm armësh dhe pajisjesh, konkretisht: tetë armë zjarri (pesë pistoleta dhe tre automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, tre radio të ngjashme me ato të policisë, një jelek multifunksional si dhe nëntë aparate celularë.

Hetimet paraprake sugjerojnë se bëhet fjalë për një strukturë ku armët jo vetëm ruheshin, por edhe modifikoheshin, për t’u shpërndarë më pas në aktivitete të ndryshme kriminale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, policia po vijon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet. Të gjitha materialet procedurale janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.