Emrat/ Tre vëllezërit, gruaja e njërit prej tyre dhe kushëriri grup kriminal për të grabitur shtëpitë
Policia greke ka publikuar emrat dhe fotot e një grupi kriminal shqiptar të përfshirë në grabitje të shumta të banesave luksoze, nëntë prej të cilave shtëpi futbollistësh dhe ish-futbollistesh.
Fillimisht u arrestua një çift shqiptarësh ndërsa në kërkim rezultojnë edhe tre persona të tjerë.
Deri më tani, është provuar se ata kanë kryer të paktën 33 vjedhje. Midis grabitjeve, 9 janë banesat e futbollistëve.
Banda prej pesë anëtarësh, ka nisur veprimtarinë e saj që prej tetorit të vitit 2017 duke pasur në shënjestër kryesisht ndërtesat luksoze, ku vidhnin orë të shtrenjta, bizhuteri, para dhe veshje firmato.
Në bazë të të dhënave të policisë greke, tre prej personave të përfshirë në grup janë vëllezër, ndërsa është arrestuar edhe gruaja e njërit prej tyre.
Gjithashtu, personi i pestë është i afërt me vëllezërit. Ata janë Albert Gjergji, Agida Gjergji, Anton Gjergji, Bardhok Gjergji dhe i afërmi i tyre Nikolin Gjergji.
Sipas policisë, 35 vjeçari Albert Gjoka, kishte ngritur grupin që prej dy vitesh.
Për të kryer vjedhjet, sipas policisë greke, ata përdornin kryesisht dy automjete. Gjatë vjedhjeve ishin të kujdesshëm në lëvizjet e tyre, duke përdorur doreza si dhe duke mbuluar tiparet e fytyrës, ndërsa për të komunikuar përdornin karta telefoni të regjistruar në emra inekzistentë.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar sasi të mëdha orësh, bizhuterish, telefona celularë, çanta të shtrenjta, spray piper, 700 euro dhe dy makina të përdorur për të kryer veprimtarinë e tyre kriminale.
Të paraburgosurit u dërguan pranë prokurorisë së Athinës.
Albert Gjergji, 36 vjeç
Bardhok Gjergji, 34 vjec
Algida Gjergji, 34 vjece
Anton Gjergji 31 vjec
Nikolin Gjergji, 29 vjec
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



