EMRAT/ Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, arrestohet kardiologu dhe reanimatori. Ja pse akuzohen
Dy mjekë të qendrës spitalore në Elbasan janë arrestuar, pas ngjarjes së rëndë, ku 25-vjeçarja Rexhina Debrova, humbi jetën pasi lindi vajzën e saj.
Ata u moren dje ne pyetje, nderkohe sot, policia ben me dije se i ka arrestuar. Behet fjale per reanimatori Nikollaq Thano dhe kardiologu Mehmet Ibaj.

Njoftimi i policise
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
M.I., 54 vjeç, banues në Elbasan dhe N.TH., 60 vjeç, banues në Cërrik, ( të dy me detyrë mjekë pranë Spitalit Rajonal Elbasan), pasi gjatë operacionit (për lindjen e fëmijës) ka ndërruar jetë shtetasja R.D., 25 vjeçe, banuese në Elbasan.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.
***
Qendra Spitalore në Elbasan, në një reagim për mediat më herët, sqaroi se vdekja e të resë, sipas tyre, erdhi si shkak i një komplikacion postoperator trombemboli pulmonare.
Ndërkohë, familjarët e viktimës kanë ngritur akuza ndaj stafit mjekësore, duke u shprehur se mjeku kardiolog është vonuar një orë dhe nuk ka mundur ta shpëtojë.
Rexhina Debrova u bë sot nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë pas vetëm 10 muajsh martesë, ndërsa foshnja gëzon shëndet të mire.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



