E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Arrestohet doganieri i Kapshticës, kushëri i deputetit të PS. Pranga dhe 3 të tjerëve
Lajme

EMRI/ Arrestohet doganieri i Kapshticës, kushëri i deputetit të PS. Pranga dhe 3 të tjerëve

Deputeti i PS Ilir Xhakolli

Është arrestuar një doganier për “Shpërdorim detyre” pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës, shtetasi Lulzim Kodra,  59 vjeç, banues në Sovjan Maliq, i cili është djali i tezes së deputetit të PS në Pogradec, Ilir Xhakolli.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 3 shtetas të tjerë si dhe 1 shpallet në kërkim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasit me inicialet:  R.Sh, 29 vjeç, K. M 23 vjeç, P. V, 45 vjeç.   Si edhe u shpall në kërkim shtetasi G.M, 29 vjeç, banues në Bilisht Devoll.

 

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në Bilisht, me mjetet e tyre respektive në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata) të cilat kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës ku shtetasi L.K, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248 e 174 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.