EMRI/ Dogji makinën pranë banesës, zbulohet kush është autori
Policia e Divjakes ka zbardhur nje ngjarje te ndodhur pak dite me pare dhe ka identifikuar autorin e zjarrvenies se qellimshme.
Policia Lushnje
Njoftimi i policise
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
•Nardian Golemi, 37 vjeç, banues në Divjakë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.
Në datën 20.09.2018, gjatë orëve të natës, shtetasi Nardian Golemi ka djegur mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit T.M i cili e kishte parkuar pranë banesës së tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



