E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Fier,dhunonte vëllain, arrestohet  46-vjeçari
Lajme

EMRI/ Fier,dhunonte vëllain, arrestohet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur në flagrancë duke dhunuar vëllain e tij.

Polica bën me dije se Krenar Qalliaj, ka dhunuar në banesë në fshatin Lalar, shtetasin L.Q.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:

  • Krenar Qalliaj, 46 vjeç, banues në Lalar, Fier.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij në fshatin Lalar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit L.Q, 52 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a /1 i Kodit Penal.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.