E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Grabitja 10 mijë euro në Itali, arrestohet shqiptari në kërkim ndërkombëtar
Lajme

EMRI/ Grabitja 10 mijë euro në Itali, arrestohet shqiptari në kërkim ndërkombëtar

Për dy vite, karabinierët e Nor di Tortona në Itali janë vënë në ndjekje të shqiptarit Mirijan Musteqjia, i akuzuar si një nga personat e përfshirë në grabitjen e 10 mijë eurove në një sallë bingo në komunën Tortona, në prill 2015. Këtë të mërkurë, mediat italiane raportojnë se ai është arrestuar.

rapina-sala-bingo

Ditën e ngjarjes, dy persona të maskuar u futën në sallën e basteve në rrugën “Arzani“ dhe terrorizuan kasieren e punonjësen e pastrimit me një pistoletë. Pasi morën paratë, dy grabitësit u larguan nga vendngjarja me një “Opel Astra”, të drejtuar nga një bashkëpunëtor.

Në një kohë të shkurët, efektivët identifikuan e arrestuan dy nga tre personat e përfshire në grabitje. Ndërsa Musteqjia u arrit të arrestohej në Gura Văii, një zonë me rreth 6.000 banorë në Bacau të Rumanisë, dy vite pas krimit.

Raportohet se shqiptari, ndaj të cilit rëndonte një urdhër-arresti europian, u arrestua më 31 korrik e më pas u ekstradua në Itali, ku u dërgua në burgun “Rebibbia” në Romë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.