E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ I dënuar për trafik drogë, vdes gjatë operacionit i dënuari nga Berati
Lajme

EMRI/ I dënuar për trafik drogë, vdes gjatë operacionit i dënuari nga Berati

Një 57-vjeçar nga Berati ka gjetur vdekjen gjatë një operacioni në Senatoriumin e Tiranës. Valerio (Vasillaq) Gërzhi ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Beratit, kur gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Beratit dhe më pas drejt Senatoriumit të Tiranës.

Mësohet se i burgosuri vuante nga mushkëria dhe ka gjetur vdekjen në sallën e operacionit, gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. 57-vjeçari Valerio (Vasillaq) Gërxhi ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos në Itali për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’ dhe vendimi penal italian u njoh në Shqipëri, ku Gjykata e Apelit e dënoi atë me 5-vjet burg, të cilat më pas u shtuan në 7-vite burg nga një vendim i marrë nga Gjykata e Lartë.

Burime nga IEVP Berat bëjnë me dije se vitin e fundit i burgosuri kishte shfaqur probleme të shumta shëndetësore dhe merrte trajtim mjekësor.

Të njëjtat burime konfirmojnë se për shkak të problemeve shëndetësore ai kishte kërkuar edhe lirim me kusht por kërkesa e tij nuk ishte marrë parasysh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.