E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emri i Maqedonisë, reagon Rama: Një derë e re e të ardhmes u hap sot
Lajme

Emri i Maqedonisë, reagon Rama: Një derë e re e të ardhmes u hap sot

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi parlamenti maqedonas u hapi udhë ndryshimeve kushtetuese, për të proceduar më pas me miratimin e ndryshimit të emrit në Republikën e Maqedonisë Veriore.

rama twitter maqedoniaNë një postim në Twitter, Rama uroi për “lindjen” e kësaj republike të re, ndërsa nuk ngurroi të komplimentojë kryeministrin Zoran Zaev dhe të gjithë ata që punuan për të arritur këtë sukses.

 

“Gëzuar ditëlindjen Republika e Maqedonisë Veriore. Urime të përzemërta kryeministrit Zoran Zaev dhe të gjithë atyre që luftuan për këtë moment historik. Një derë e re e të ardhmes u hap sot për dy popujt tanë në Republikën e Maqedonisë Veriore”, shkroi Rama në Twitter.

Qeveria e Maqedonisë ia doli mbanë të sigurojë votat për të miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugën ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Në Kuvend votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese. Tashmë qeverisë i jepen 15 ditë kohë për të paraqitur në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës.

Por

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.