E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ I riu në Mamurras u qellua sa doli nga banesa…
Lajme

EMRI/ I riu në Mamurras u qellua sa doli nga banesa…

I riu 27 vjecar Indit Pepa eshte vrare me arme zjarri pak pasi ka dale nga banesa e tij ne Mamurras. Krimi i rende ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Zef Hoti”, ne periferi te Mamurrasit.

Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe ka njoftuar se ka identifikuar autorin.

 

“News 24” ben me dije se familja e viktimës ishte e ngujuar për gati 5 vite për shkak të konflikteve të hershme të 27-vjeçarit me një shtetas. Viktima mësohet se të shumtën e kohës ishte jashtë vendit dhe se nuk njihej shumë nga banorët e zonës.

Informacioni paraprak 

Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.