EMRI/ Identifikohet i plagosuri tek ‘Komuna e Parisit’- Policia jep detajet: 22-vjeçari u qëllua me armë brenda makinës së tij të parkuar
Redi Balla, djali që shihni në fotot e mëposhtme sipas informacioneve të fundit thuhet se është në gjendje të stabilizuar tek spitali i Traumës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35, ndërsa mësohet se 22-vjeçari i identifikuar si Redi Balla është plagosur brenda makinës se tij, qe ishte e parkuar.
“Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



