EMRI/ Ishte dënuar për dhunë në familje, arrestohet
Ndalohet nje burre i shpallur në kërkim kombëtar i dënuar me 2 vite burg, pasi kishte thyer urdhërin e mbrojtjes dhënë për ish-bashkëshorten.
A.Doçi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur më herët, në mungesë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje”, por ai e ka thyer urdhrin”- njofton policia.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht shtetasin Agim Doçi.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” parashikuar nga neni 321/2 i Kodit Penal, pasi ka thyer urdhërin e mbrojtjes dhënë për ish-bashkëshorten.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



