E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Ishte duke shkuar tek e fejuara, shqiptari humb jetën në aksident
Lajme

EMRI/ Ishte duke shkuar tek e fejuara, shqiptari humb jetën në aksident

I riu shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik natën e së martës në Pianvallico të Firences, është identifikuar si Edjon Kapllani.

26-vjeçari ishte pasagjerë në automjetin që drejtohej nga një mik i tij, bashkëmoshatar, ndërsa bashkë me ta ndodhej edhe vëllai 19-vjeçarit i Kapllanit.

Mediat italiane shkruajnë se i riu jetonte në Borgo San Lorenzo së bashku me familjen, ishte duke udhëtuar për në Scarperia, për të takuar të fejuarën e tij.

Dyshohet se shkak për aksidentin tragjik ka qenë shpejtësia e tej normave të lejuar, në një kthesë tejet të rrezikshme.

Nga ky aksident ku 26 vjeçari mbeti i vdekur, mbetën të lënduar vëllai, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe miku i tij,  i cili ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e poshtme të trupit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.