E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Ne pranga  punonjësi i Gardës, SHÇBA: Kishte kërcënuar…
Lajme

EMRI/ Ne pranga punonjësi i Gardës, SHÇBA: Kishte kërcënuar…

SHÇBA ka arrestuar sot një punonjës të Gardës, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj shtetases të cilës kishte jetuar më parë.

Më tej në njoftimin zyrtar thuhej se  punonjësi Sejdi Visha, i kishte bërë dhe kërcënime ish-bashkëjetueses.

Njoftimi i plotë

SHÇBA arrestoi punonjësin e Gardës, për dhunë në familje

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi një punonjës të repartit të ceremonialit në Gardën e Republikës, për shkak të kërcënimeve dhe veprimeve të dhunshme ndaj shtetases me të cilën kishte bashkëjetuar më parë.

Arrestimi në flagrancë u krye pasi punonjësi Sejdi Visha, 29 vjeç, me profesion trup shërbimi pranë repartit të Ceremonialit të Gardës, i bëri kërcënime me jetë ish-bashkëjetueses.

Veprimet e punonjësit të Gardës ishin të përsëritura, megjithëse shtetasja kishte bërë kërkesë për “Urdhër mbrojtje”. Autori u arrestua për “Dhunë në familje” ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.