E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Në pranga shoferi vlonjat, përplasi për vdekje 45-vjeçarin. Detajet
Lajme

EMRI/ Në pranga shoferi vlonjat, përplasi për vdekje 45-vjeçarin. Detajet

Arrestohet nga policia shoferi i nje mjeti Opel, pasi humbi kontrollin e drejtimit te makines dhe perplasi per vdekje nje 45 vjecar, qe ecte me motociklete. Sipas policise, ne pranga u vu shtetasi Albert Myrtaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Fier – Vlorë, në vëndin e quajtur “Ferras”. “Shtetasi S.M, 45 vjeç, banues në Vlorë ndërroi jetë në Spitalin e Traumës Tiranë në orën 00:00”- njofton policia.

Njoftimi 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

•Albert Myrtaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier – Vlorë, në vëndin e quajtur “Ferras”, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe është përpasur me një motorçikletë të drejtuar nga shtetasi S.M, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës Tiranë në orën 00:00.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290/3 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.