E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Vrasja në Korçë, autori kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu
Lajme

EMRI/ Vrasja në Korçë, autori kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu

Mbetet ende ne kerkim autori i vrasjes se ndodhur dy nete me pare ne Korce. 

“Panorama” shkruan se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Oligert Mustafaj, i cili ka pasur precedentë penale të mëparshëm.

Autori i dyshuar i vrasjes, Olger Mustafaj

Autori i dyshuar i vrasjes, Olger Mustafaj

Autori ishte banonte në afërsi të vendit nuk ndodhi ngjarje dhe gjithcka erdhi pas nje sherri mes tij dhe viktimes prane nje lokali.

Pas konfrontimit fizik, autori i dyshuar i ngjarjes ka hyrë në shtëpinë e tij duke marrë një armë zjarri dhe sapo ka dalë nga aty ka nisur të qëllojë ndaj personave, me të cilët ishte konfliktuar. Në këtë moment, viktima ka qenë duke hipur në makinë, kur një plumb e ka goditur në kokë.

Menjëherë pas krimit, Olger Mustafaj është larguar dhe tashmë vijon të jetë person i shpallur në kërkim. Burime nga Policia thanë dje se Olger Mustafaj apo i njohur edhe si Geri Muçi është një person i skeduar edhe më parë.

Ai kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu, ndërsa kishte precedentë penalë të përsëritur. Në vitin 2010, ai tentoi të vrasë me kallashnikov Majkëll Hysollin dhe u dënua për plagosje të rëndë me dashje.

Ndërsa në vitin 2013, teksa ishte duke vuajtur dënimin, u rikthye sërish në vëmendjen e drejtësisë pasi u konfliktua në burgun e Drenovës me një të dënuar.

Vrasja në Korçë

NGJARJA

Sipas ekspertëve të Kriminalistikës, 30-vjeçari është qëlluar me pistoletë në befasi poshtë syrit. Trupi i tij u gjet pranë hyrjes së një pallati në Lagjen Nr.10. Policia ende nuk ka një person konkret të dyshuar për vrasjen tronditëse, ndërkohë që nga ana tjetër janë shoqëruar 5 persona për t’u marrë në pyetje.

“Rreth orës 21:25, në Lagjen Nr. 10 në Korçë është vrarë, dyshohet me armë zjarri, një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, bëhet e ditur nga Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.