E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Zgjidhet gjyqtarja që vendos ‘fatin’ e Belinda Ballukut
Lajme

EMRI/ Zgjidhet gjyqtarja që vendos ‘fatin’ e Belinda Ballukut

Është caktuar gjyqtarja e Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), Miliana Muça, e cila do të shqyrtojë ankimimin e Belinda Ballukut dhe dy vartësve të saj, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, lidhur me heqjen e masave të sigurisë të vendosura më parë ndaj tyre.

Sipas njoftimit të GJKKO-së, çështja penale është regjistruar me numër 86 akti, datë 11.12.2025, dhe ka për objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, në lidhje me masat e sigurimit personal.

Trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtarja Miliana Muça, sipas shortit të tërhequr për këtë çështje.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.