E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Zgjidhet me short kandidati për anëtar i KLP nga trupa e pedagogëve, ja procedurat që do të ndiqen në Parlament
Publik News

EMRI/ Zgjidhet me short kandidati për anëtar i KLP nga trupa e pedagogëve, ja procedurat që do të ndiqen në Parlament

Komisioni i Ligjeve ka zgjedhur me short Florian Bjankun si kandidat për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës.

Lista përbehej nga 4 kandidatë, Arta Mandro, Kreshnik Myftari, Florjan Bjanku dhe Juliana Bylykbashi.

Ishte deputeti i PD, Gazment Bardhi i cili tërhoqi një nga goglat dhe rezultoi si i zgjedhur Florian Bjanku.

Ndërkohë, kryetarja e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka sqaroi edhe procedurën që do të ndiqet në Parlament.

“Florjan Bjanku rezulton nga shorti si i zgjedhur anëtar i KLP. Lista do ti shkojë seancës plenare në të cilën do të duhet një votim me shumicë të cilësuar. Nëse kjo shumicë nuk arrihet do të rikthehemi përsëri me një proces shorti në nën komision. Nëse dështon herën e dytë, do të jetë edhe hera e tretë. Në herën e tretë kandidati që del nga shorti edhe nëse nuk merr kuorumin e mjaftueshëm në Parlament do të konsiderohet si i zgjedhur anëtar i KLP”, tha Bushka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.