E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRT e PS/ Ja kush futet tek lista e sigurt, Rama në dilemë për sloganin me ‘kënetë’
Lajme

EMRT e PS/ Ja kush futet tek lista e sigurt, Rama në dilemë për sloganin me ‘kënetë’

Ndërkohë slogani i mundshëm i PS në këto zgjedhje pritet të jetë, “Me ne në BE, me ata në kënetë?”.

Pas dy ditë mbledhje në Pallatin e Brigadave,  Partia Socialiste këtë të dielë ka një tjetër agjendë të ngjeshur.

Në vilën qeveritare 30, Kryesocialisti Rama do të firmos listën e deputetëve në rang vendi duke e diskutuar atë me drejtuesit e qarqeve.

Ndërsa nga 140 garues, më pak se 20 prej tyre do të kenë një vend të sigurt dhe mandat të fituar pas 11 Majit.

Në listë të mbyllur (sigurt) do të jenë drejtuesit e qarqeve, pra 12 drejtues dhe drejtuesi i diasporës.

I vetmi qark që ka më shumë se një drejtues është Tirana.

Aktualisht në Tiranë janë Erion Veliaj, Elisa Spiropal, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe dhe Ervin Hoxhën.

Teksa Veliaj ka ende mandatin e Kryebashkiakut, nuk dihet se kush nga pesë drejtuesit e qarkut Tiranë do të ketë emrin në listën e mbyllur.

Deputetë në Listë të Mbyllur për zgjedhjet 11 Majit 2025

Qarku Tiranë: Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu dhe Blendi Gonxhe Kombinatn Erion Braçe njësia 5 dhe Ervin Hoxha njësia 2

Qarku Durrës: Emirjana Sako

Qarku Shkodër: Benet Beci

Qarku Lezhë: Ulsi Manja

Qarku Kukës: Eduart Shalsi

Qarku Elbasan: Arbjan Mazniku

Qarku Fier: Belinda Balluku

Qarku Vlorë: Bledi Çuçi

Qarku Berat: Ervin Demo

Qarku Korçë: Niko Peleshi

Qarku Dibër: Blendi Klosi

Qarku Gjirokastër: Mirela Kumbaro

Diaspora: Taulant Balla

Ndërkohë kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama, ende ska vendosur nëse do të jetë në listë të hapur për mandatin e tij apo në listë të mbyllur.

Risia për këtë fushatë është se socialistët do të ndahen dhe do të lëvizin edhe jashtë vendit për të organizuar takime elektorale. Fushata do të përqendrohet kryesisht në Greqi dhe në Itali, nga ku vjen edhe numri më i madh i emigrantëve që janë regjistruar për të votuar, me rreth 100 mijë.

Rama dhe drejtuesit politik të PS do të jenë të pranishëm në takimet me diasporën për të kërkuar votën.

Sakaq, mësohet po ashtu se raportimi i ministrave në dy takime  ka qenë për atë çfarë do të premtojnë gjatë fushatës.

“Programin elektoral të PS, Rama e ka bërë gati prej kohësh, është i rakorduar mes punës qeveritare dhe punës së pushtetit lokal, ku tashmë do të jenë një ekip që synon mandatin e katërt”.

Ndërkohë slogani i mundshëm i PS në këto zgjedhje pritet të jetë, “Me ne në BE, me ata në kënetë?”. Kjo pasi, integrimi në Bashkimin Europian është karta e PS sa i përket objektivit kryesor në këtë fushatë.

Ish-ministri socialist Malaj akuza ndaj Ramës: Ke kostum firmato të lyrosur nga babëzia, pi verë 33 mijë euro!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.