E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Endri Fuga 1 milionë adresa fallso në FB  për propagandë dhe sulm ndaj mediave kritike
Lajme

Endri Fuga 1 milionë adresa fallso në FB për propagandë dhe sulm ndaj mediave kritike

Botuesi Gjergj Zefi denoncon drejtorin  i komunikimit, pranë kryeministrit Rama, Endri Fuga se është ky i fundit që ka hapur 1 milone adresa fallso në FB, duke vënë në punë punonjës të administratës shtetërore që paguhen me taksat e shqiptarëve. Këto adresa fallso  përdoren për të sulmuar mediat dhe portalet që kritikojnë qeverinë Rama dume bere report faqeve zyrtare të  mediave online.

Lexoni shkrimin e plotë:

 Kryeministri ynë ka investimin më të madh, që “kushton” miliona dhe që është “programuar” vetëm si “qen sulmi” ndaj të gjithë atyre që e prekin, zbulojnë apo publikojnë abuzime dhe vjedhjet e kreut të qeverisë.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë kompjuter me “memorie” të standardizuar në nivelet më të larta, as për ndonjë sistem ‘viral’ kundër mediave të lira.

Jo! Është një qenie biologjike, një zgjatim i bishtit të kryeministrit, është dora vetë drejtori i tij i komunikimit, i gjithëpushtetshmi Endri Fuga ose Fuga i Vogël.

Fuga i vogël ka një detyrë parësore, përpos të tjerave që bën lart e poshtë: Të zhbëjë të gjitha akuzat që vijnë në drejtim të kryeministrit.

Dhe nëse këtë do ta bënte në rrugë normale, do të ishte me të vërtetë njeriu më i vlerësuar dhe e ka hallall gjysmën e…të mirave që vijnë nga qeverisja dhe prania në pushtet. Fundja lodhet për këtë punë.

Por Fuga i kryeministrit e bën së prapthi këtë detyrë, i shpenzon së prapthi lekët e shqiptarëve, pasi në mënyrën më antiligjore tenton të mbyllë gojën e medias së lirë.

Konkretisht, Endri Fuga i kryeministrit ka hapur një milion Account-e(llogari) falso në rrjetin social facebook, llogari këto të shpërndarë në të gjitha dikasteret qëndrore dhe vendore. Këto llogari kanë njerëz që i menaxhojnë dhe marrin lekun e shtetit vetëm për këtë punë.

Ndokush mund të thotë se ç’të keqe ka hapja e këtyre llogarive në rrjetin social, përpos zënies me punë të zyrtarëve të shtetit që marrin para thjeshtë dhe vetëm për të bërë propagandë në favor të kryeministrit.

Në krye të herës kjo është një “ushtri” e panevojshme madje dëmshme në funksion të goditjes së përditshme të qytetarëve me “sukseset” e qeverisë, suksese që janë vetëm në imagjinatën e kryeministrit tonë Edi Rama.

Mazhoranca mori 1 milionë vota për t’i dhënë 1 milionë “shuplaka” Sali Berishës, por ka shumë kohë që këto shuplaka janë kthyer mbi qytetarët shqiptarë, madje dhe mbi ata që e votuan.

Ndërkohë që Berisha dhe Meta jo vetëm që nuk hynë në burg, gjë për të cilën mori dhe 1 milionë vota nga qytetarët shqiptarë Edi Rama, por dhe po shpërblehen me biznese dhe para të shtetit, direkt dhe indirekt.

Dhe për më tepër, që përmes Fugës së vogël, këto 1 milionë vota i ka kthyer në 1 milionë “shuplaka” për qytetarët shqiptarë dhe median e lirë. Pasi këto llogari fallco shumica në rrjetin social përdoren jo vetëm për të krijuar një imazh të rremë të qeverisjes, por po përdoren për të goditur dhe median e lirë, portalet që thonë të vërtetat për qeverinë dhe opozitën, dhe mes të cilëve dhe “Pamfleti”.

Media e lirë është nën goditjen e këtyre Account-eve të Fugës në rrjetin social, duke ia vështirësuar punën atë farë feje sa ka krijuar kushtet që si hap i parë të denoncojë tek facebook tërë listën e tyre.

Të paktën ato që dihen dhe hap pas hapi të zhduken nga qarkullimi këto “viruse” të qeverisë së Ramës, i cili në vend që të ndihmojë median e lirë, ia bën peshqesh duke ia vështirësuar punën.

“Pamfleti” është në radhën e mediave të lira që do ta denoncojë te zyrat qëndrore të Facebook, dhe do të kërkojnë ndërhyrjen, për të shmangur antiligjin dhe anti-median dhe në rrjetin social.

Ndërkohë që Fuga i vogël mund të merret me punë të tjera. Denoncimi është gati/Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.