E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Endri Fuga debatin me gazetarin në Twitter: Avioni s’është privat i Ramës, e ka me marrëveshje
Publik News

Endri Fuga debatin me gazetarin në Twitter: Avioni s’është privat i Ramës, e ka me marrëveshje

Zëdhënësi i kryeministrit, Endri Fuga denoncon llogaritë false në rrjetin social Twitter, që sipas tij janë vënë në shërbim të Partisë Demokratike, pas debatit për udhëtimin e Edi Ramës për fundjavë në Paris.

Teksa replikon me gazetarin investigativ Besar Likmeta, Fuga thotë se dy llogari anonime kanë postuar me distancë nga njëra-tjetra të njëjtin mesazh denigrues ndaj Ramës, njëra në shqip e tjetra në anglisht.

dfhdfhdfhdfh.jpg

Gazetari i BIRN ironizoi kryeministrin duke shkruar se ikja e tij me avionin e “Air Albania” në Paris për fundjavë është “stili oligark i dstancimit social” për aq sa Rama mund t’i afrohet këtij stili.

“Edhe nëse ato që thua janë të vërteta, a e bën avionin “personal të Ramës”? i replikon Fuga-gazetarit Likmeta i cili i përgjigjet “Më vjen mirë që po ndjek logjikën time por faktet janë se ai po fluturon me një avion që është “privat” sipas një “marrëveshjeje”.

“Nuk di asnjë udhëheqës tjetër që të ketë një marrëveshje të tillë. Më vjen mirë që e ndjek logjikën time dhe e e kupton se çfarë them janë të vërteta”, vijon gazetari.

“Atëherë bëj më shumë kërkime”, i përgjigjet Fuga, të cilit gazetari Likmeta ia kthen “Më vjen keq por kërkimet për fakte alternative i bën departamenti tuaj. Unë bazohem te faktet e thëna publikisht”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.