E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Endri Fuga dekreton Nikolë Lesin si pajtimtarin Rama-Meta
Lajme

Endri Fuga dekreton Nikolë Lesin si pajtimtarin Rama-Meta

Një takim urgjent i kërkuar nga nevoja e Edi Ramës në tentative për kuptuar lëvizjen e radhës së Ilir Metës në shahun që nisi me rrëzimin e filit të tij Sandër Lleshi, ka bashkuar një selfie kryeredaktorin e Surreli.net Endri Fuga dhe drejtorin e ‘Kohës së Tyre’ Nikolle Lesin.

Fuga nën presion nga shefi editorial i tij ka kërkuar njeriun me ngjashmëri mbiemri, pos mirditorin-katolik Nikollë për ta pyetur sesi është humori i Ilir Metës në Kalabri pas fjalimit të Ramës ne Parlament.

Burime nga tavolina pranë asaj ku Nikolla dhe Endri ka gjerbur një kafe, bëjnë me dije se Lesi e ka garantuar Fugën se L(l)eshi nuk është ngatërruar shumë dhe se Ilir Meta mund ta tjerrë ministër ndoshta pas një viti, ashtu siç bëri me Helidon Bendon, boll që Edi Rama të vazhdojë të tentojë njëherë në 7 ditë.

‘Shpresa vdes e fundit’ besohet se e ka ngushëlluar Lesi, Fugen e cili pas këtij gajreti i ka kërkuar Nikollës edhe një selfie si formë garancie për Ramën që ai ta besojë se është duke e zgjidhur lëmshin e Leshit që është bërë nyje.

Selfiet pritet që të vijojnë edhe gjatë ditëve në vijim me të tjerë personazhe që Rama artikuloi sot në fjalimin e tij.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.