E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Endri Prifti dhe Ola Bruko konfirmojnë lidhjen e tyre në Instagram
Lajme

Endri Prifti dhe Ola Bruko konfirmojnë lidhjen e tyre në Instagram

 

Që këngëtari Endri Prifti dhe gazetarja e njohur Ola Bruko janë bashkë, është “vulosur”. Çifti po shijon një histori dashurie të bukur, dhe këtë e ka vendosur më në fund ta tregojë vetë Endri. Në llogarinë e tij në Instagram, korçari i serenatave ka postuar një foto romantike me partneren e tij, Olën.

“Nje jave te bukur, me shendet e shume dashuri ju urojme te gjitheve, e di qe eshte e marte,” ka shkruar ai, duke shtuar dhe disa emoji me zemër për të shoqëruar urimin për ndjekësit e tij.

Por, s’ka mbaruar me kaq! Në koment, Ola Bruko ia ka kthyer me po të njëjtin entuziazëm, duke konfirmuar kështu publikisht historinë e tyre të dashurisë. Kjo foto dhe ky shkëmbim fjalësh kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tyre, të cilët tashmë e dinë se ky çift është zyrtarizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.