E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Ëndrra e Serbisë po bëhet realitet

Ëndrra e mbretit të Serbisë, Stefan Dushan, për të dalë në Portin e Durrësit po bëhet realitet pas rreth 660 vjetësh, por kësaj radhe jo me luftë, por përmes “Autostradës së paqes” Nish-Merdar-Prishtinë-Durrës.

Ministri serb i Ekonomisë, Goran Knezeviq, deklaroi në fundjavë në Tiranë se projekti për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar-Prishtinë-Durrës do të sillte përveçse forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Serbi, edhe pagëzimin e Rrugës së Kombit me një emër të ri tejet kuptimplotë, siç është “Autostrada e paqes”, që do t’i jepte mundësinë Serbisë për një dalje tjetër në Adriatik, siç është Porti i Durrësit, shkruan sot Koha Ditore.

Këto deklarime ministri serb i Ekonomisë i ka bërë në mbledhjen e parë të Dhomave të Tregtisë Shqipëri-Serbi, ku ai mori pjesë bashkë me 100 kompani shqiptare e serbe, nga ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e tregtisë dhe të ekonomisë.

Deklarata e ministrit të Ekonomisë së Serbisë, Goran Knezeviq, pasoi atë të presidentit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi, Isuf Ferra, i cili e ka vlerësuar si një ngërç mosshfrytëzimin si duhet të Portit të Durrësit nga ana e Serbisë…

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.