E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eneda Tarifa flet për herë të parë për ndarjen: Këta të futen në të mbathura…
Publik News

Eneda Tarifa flet për herë të parë për ndarjen: Këta të futen në të mbathura…

Pak kohë më parë një nga lajmet që u përfol gjatë në media ishte ndarja e këngëtares Eneda Tarifa me partnerin e saj Erion Zaloshnja, me të cilin i bashkonin vite të tëra bashkëjetese.

Teksa ishte e ftuar sot në “PopCulture”, ajo është munduar që të anashkalojë këtë temë, por nuk harroi të theksonte se me historinë e saj ishte abuzuar.

Si një prej këngëtareve më të mira të skenës shqiptare dhe një publik që e do nuk mund të shmangej interesi ndaj jetës së saj. Dashur pa dashur Eneda pranoi ndarjen pasi historisë së saj të dashurisë iu referua në të shkuarën.

“Këta të prekin familjen, gjërat më të shtrenjta, pjesë të jetës dhe historisë tënde, të futen në të mbathura. Historia ime ishte e qetë, shumë e bukur, shumë interesante. Ndihem e fyer për këtë fakt, që njerëzit mundohen të hedhin baltë.”-është shprehur këngëtarja.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.