Eni Vasili dhe 7 kandidatët e tjerë rikthen në garë për drejtor të RTSH-së
Pas thirrjes nga Komisioni Parlamentar i Medias, Këshilli Drejtues i RTSH-së ka anuluar vendimin e marrë pak ditë më parë për skualifikimin nga gara për drejtues të RTSH-së të 8 nga 10 kandidatëve që kishin aplikuar.
Në një mbledhje urgjente të zhvilluar sot nën drejtimin e nënkryetarit Gëzim Podgorica, me 9 vota pro është vendosur qe gara të rikthehet nga fillimi dhe të 8 kandidatët e lënë jashtë, të bëhen sërish pjesë e garës raporton TCH.
Vendimmarrja e pak ditëve më parë, ku përmes një votimi të paligjshëm, shumica e kandidatëve, mes tyre edhe emra të njohur të gazetarisë si Eni Vasili, u kritikua ashpër nga Kuvendi, ku në një gjuhë të përbashkët, PD dhe PS paralajmëruan masa drastike për Këshillin Drejtues, nëse nuk do ta rikthente garën në televizionin publik.
I ndodhur në këtë situatë, Këshilli, me vendimmarrjen e fundit e ka rikthyer procesin në pikën fillestare, ku përveç dy nëpunësve të TVSH-së që kishin mbetur në garë, do t’i shtohen edhe 8 të skualifikuarit.
Por a ra pre e presioneve Këshilli Drejtues i RTSH, i cili vendosi të rikthente në garë të skualifikuarit, ku mes tyre është edhe Eni Vasili e cila nuk u votua për të qenë në garën përfundimtare. Eni Vasili mori 4 vota pro dhe 5 kundër në mbledhjen e Këshillit Drejtues. Kjo është një garë normale, ku secili anëtar ka të drejtën e lirinë e vet, po përse po rikthehen sërish 8 kandidatët e skualifikuar?
A mund ta cilësojmë një skandal faktin se RTSH po kërcënohet nga persona të cilët duan ta kthejnë median si pronë për bizneset e tyre dhe në krye të saj duan të vendosin njerëzit që i kanë nën kontroll?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



