E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eni Vasili: Po kalon nga fyerjet në kërcënime, je arrogant (DEBATI)
Publik News

Eni Vasili: Po kalon nga fyerjet në kërcënime, je arrogant (DEBATI)

Kryeministri Edi Rama në emisionin Open

Kryeministri Edi Rama është përplasur me Eni Vasili, pasi moderatorja e quajti atë “arrogant” për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta në bisedë duke i kërkuar asaj “të rrijë urtë”.

Rama i ka thënë moderatores Eni Vasili të “mos i tregojë si të sillet”, madje i ka shtuar se nëse e bën edhe një herë një gjë të tillë, nuk do të marrë më pjesë në emisioni e saj.

Debati eskaloi si më poshtë:

Edi Rama: Eni, Eni, Eni, rri urtë

Eni Vasili: Mos u bëni arrogant zoti kryeministër

Edi Rama: Nuk e di a e ke ndjekur emisionin tënd po i jam përgjigjur pyetjes në pjesën e parë

Eni Vasili: A mund ta sqaroni edhe njëherë?

Edi Rama: Nëse ju më tregoni mua edhe një herë tjetër se si duhet të sillem unë nuk do të marr më pjesë në emisionin tuaj

Eni Vasili: Zoti kryeministër jeni i lirë…

Edi Rama: Të mos merremi më me këtë, mbaje mend atë që të thashë

Eni Vasili: Je i lirë

Edi Rama: Zgjidhe vetë, nuk më ke më më emisionin tënd

Eni Vasili: Kaluam nga fyerjet në kërcënime

Edi Rama: Nuk mund t’i tregosh kryeministrin si do të sillet

Eni Vasili: Zoti kryeministër më fyet për të disatën herë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.