Enkel Demi pyet Ramën : Pse s’e jepni dorëheqjen, largohuni!
Kryeministri Edi Rama i tha gazetarit Enkel Demi se nuk do të donte kurrë të ishte në pozitën që është sot, edhe pse gazetari i tha hapur se në fakt atij i pëlqen shumë pozita që ka sot sepse ka në dorë ‘asis’.
Në kushtet kur Rama këmbënguli për pozitën e vet, atëhere Demi e pyeti se pse nuk jep dorëheqjen, pse nuk largohet.
“Nuk është kështu. Detyra ime është të qendroj në front jo të braktis frontin nëse ju do kishit mundësi që të flisnit me COVID-in dhe t’i merrnit fjalën që ai largohet nesër unë largohem sot , atëhere unë do largohesha sot dhe ju do kishit intervistën ekskluzive sot. Unë jam nga ata që qendroj në fushën e betejës dhe e fitoj betejën ”, tha Rama teksa në mbyllje shtoi që shpresonte mos të kishin qenë humbje kohe ato minuta emision.
“Jo përkundrazi. Ishin fitore audience”, i tha gazetari.
“Audiencën e keni të sigurtë me mua”, u përgjigj Rama duke qeshur.
“Edhe me mua se unë kot nuk paguhem”, përmbylli Enkel Demi.
Gazetari i ka kërkuar kreut të qeverisë që të mos bëjë redaktorin e mediave, pasi ka një detyrë edhe më të rëndësishme në drejtimin e vendit.
“Ju jeni kryeministër i Shqipërisë, jo redaktor i medias”, ishte këshilla e gazetarit ndaj Ramës, ndërkohë që kreu i qeverisë tha se kushdo që ishte përballë tij nuk mund të fliste çfarë të donte. “Unë jam absolutisht jo redaktor i medias, por për sa kohë më keni përballë nuk mund të thoni çfarë të doni”, tha Rama. Gazetari ndërkohë e pyeti kreun e qeverisë dhe për thyerjen e karantinës nga presidenti dhe nga vetë kreu i qeverisë duke udhëtuar drejt Vlorës dhe kufirin me Greqinë.
Enkel Demi: Të bësh viking nuk është punë
Edi Rama: Për presidentin është punë, do flasim për gjëra që i interesojnë publikut?
Enkel Demi: Kush e përcakton gjërat që i interesojnë publikut? Sepse kjo mund të jetë një pyetje e ardhur nga publiku.
Gjithçka ka nisur nga parashikimet e shifrave të publikuara në media për të infektuarit, të cilat Rama i ka cilësuar të pavërteta duke akuzuar gazetarët.
Replikat:
Rama: Kam përshtypjen se kjo është shumë qessharake. Nëse ne do të merrenim masa mund të kishim mijëra të vdekur dhe jo kaq të shtruara në spital. Nëse nuk do të kishim marrë masa mund të ishim si Lombardia. Unë nuk parashikoj shifra. Çdo gjë që them, e marr e mësoj dhe i them. Unë shifrat i marr nga projeksionet dhe i publikoj. Ne kemi më pak të dhëna se mediat se ata i marrin dhe i tranformojnë.
Demi: Gaboni me dozën e cinizmit.
Rama: Nuk është cinizëm. Unë thash një të vëtetë.
Demi: Ju jeni kryeministër i Shqipërisë dhe jo kryeredaktor i medias.
Rama: Unë jam kryeministër, por përsa kohë që më keni mua përballë ju duhet të më referoni mua.
Demi: Megjithatë është një profesion që mund ta zhvilloni pasi të mos jeni kryeministër
Rama: E kam zhvilluar përpara se të bëhesha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



