E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Enkelejd Alibeaj njofton shtyrjen e mbledhjes së grupit
Lajme

Enkelejd Alibeaj njofton shtyrjen e mbledhjes së grupit

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, pjesë e grupit të Rithemelimit ka humbur ditën e sotme të atin.

Nisur nga kjo situatë, në respekt të dhimbjes së tij grupi parlamentar demokrat ka shtyrë mbledhjen.

Ajo ishte njoftuar të mbahej në orën 16:00 të pasdites së sotme, por është njoftuar të mbahet nesër paradite në orën 09:00.

Mbledhja u njoftua një ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj dhe në fund të saj pritet që PD të dalë me një qëndrim sa i takon ftesës së socialistëve për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

***

Deputeti i PD në zi/ Humb njeriun e shtrenjtë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka humbur një njeri të shtrenjtë, babain e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti, i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale prek me fjalët e ndjera për të shtrenjtin e tij.

Demokrati njofton miqtë e të afërmit se babai i tij do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16.00, në Elbasan.

“Kampioni im u nis për në qiell!

E donte kaq shumë jetën, sa ajo sot ndjehet e turpëruar që e braktisi, megjithëse i ka rezervuar parajsën.

Dhimitri ishte burri me thjeshtësinë më të jashtëzakonshme dhe me kembënguljen më të bukur.

I rrethuar gjithmonë me miq e shokë, gëzohej qoftë për një përshëndetje të vogël e hidhërohej qoftë për një shikim të vëngër.

Kampioni im, pa ty unë e ndjej që nuk do jem ai që kam qenë!

Ikja jote do më ndryshojë.

Po mos u mërzit!

Do jem akoma më shumë TI.

Pa harruar asgjë nga ato që më ke thënë me dashurinë tënde origjinale, me fjalë të gjetura, me vepra të vërteta, por dhe me heshtjen tënde epike domethënëse.

Do na mungosh pafundësisht të gjithëve ne!

Udhëto i qetë dhe krenar për atë që ke lënë pas.

Parajsa është krijuar për njerëz si ty!

I paharruar do mbetesh babai ynë i shtrenjtë!

Mos harro!

UNË TË KAM SKALITUR BRENDA MEJE!

Të nderuar Miq!

Përcjellja për në banesën e fundit bëhet dt 20 Prill, ora 16.00, Elbasan, nga Porta e Artë”, shkruan Boçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.