E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Enkileda Carja shkëlqen në Evropianin e Peshëngritjes
Lajme

Enkileda Carja shkëlqen në Evropianin e Peshëngritjes

3 medalje ari për Shqipërinë

Në Durrës po zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rinj, dhe flamuri kuqezi valëviti lart falë një performance spektakolare nga Enkileda Carja. Sportistja shqiptare dhuroi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke thyer plot gjashtë rekorde europiane dhe duke u kurorëzuar me tre medalje ari.

Vetëm 17-vjeçare, Carja dominoi pedanën me siguri dhe elegancë, duke treguar se është një nga talentet më premtuese të peshëngritjes shqiptare. Ajo ishte perfekte në të gjashtë provat e saj, duke i realizuar të gjitha pa asnjë gabim.

Në stilin e shkëputjes, Enkileda nisi me 95 kg, më pas ngriti 96 dhe përmbylli me 98 kg, duke siguruar medaljen e parë të artë. Spektakli vijoi në shtytje, ku pas dy provave të suksesshme, Carja vendosi të sfidojë veten edhe më tej, duke ngritur 118 kg në përpjekjen e fundit — një tjetër rezultat që i dha medaljen e artë edhe në këtë disiplinë.

Në total, me 216 kg të ngritura, sportistja shqiptare kompletoi “tripletën” e artë dhe u ngjit krenare në majën e podiumit. Një arritje e jashtëzakonshme për peshëngritjen shqiptare dhe një dëshmi se e ardhmja e këtij sporti është në duar të sigurta me emrin Enkileda Carja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.