E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eno Popi jo më pjesë e Wake Up
Publik News

Eno Popi jo më pjesë e Wake Up

Rreth një vit më parë përkrah Eno Popit dhe Isli Islamit, u bashkua edhe Ori Nebijaj si moderatore në emisionin e mëngjesit, “Wake Up”.

Gjatë muajve të fundit në media është përfolur shumë se ky emision nuk do të jetë më i njëjtë për shkak të një largimi të mundshëm të Eno Popit.

Deri më sot vetë moderatori nuk ka preferuar të flasë, megjithatë zërat qenkan të vërtetë. Ditën e  sotme Ori Nebijaj ishte e ftuar në një emision radiofonik.

Përveç angazhimeve të saj si drejtuese emisioni, Ori foli edhe për largimin e Enos.

Ajo u shpreh:

Do të rikthehemi në shtator me “Wake Up” vetëm unë dhe Isli, sepse Eno me shumë mundësi nuk do të jetë më në këtë emision”.

Megjithatë më tej Ori ka shtuar se Eno nuk e ka marrë ende një vendim final, prandaj ata presin përgjigjen e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.