E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Enton Abilekaj nervozohet me Luzim Bashën: Legen, ik se të bërtet Yuri!
Lajme

Enton Abilekaj nervozohet me Luzim Bashën: Legen, ik se të bërtet Yuri!

Drejtori i medias online “Dosja.al” dhe analisti, Enton Abilekaj, ka reaguar ashpër këtë të enjte ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar “legen” për vendimin që ka marrë për t`ju bashkuar thirrjes së ndërkombëtarëve që grupi i tij parlamentarë të votoj pro zgjatjes së afatit të organeve të Vettingut.
Abilekja i kujton Bashës se ka “harruar” propozimet që ka bërë vetë që në shtator si vettingu për politikanët, reformën territoriale dhe atë zgjedhore, kurse tani si legen voton atë që i kërkon Edi Rama dhe Yuri Kim.
“Shkon voton si legen atë që i kërkon Edi Rama, bën edhe si trim. Çfarë është ky? Do i japin 2 komisione, jo dy ndryshime, do i japim dy mundësi me pak fjalë, që të diskutojë me Damianin reformën territoriale dhe reformën zgjedhore. Po propozimet që ka bërë që në shtator? Ku humbën? Po vettingu politik? Po shqyrtimi i punës së çdo anëtari të KPK? Ik voto ik se të bërtet Yuri!”, shkruan në FB gazetari Abilekaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.