E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Episodi 4/ Lali i Bashkisë detyrohet të zgjedhë gruan ose partinë
Lajme

Episodi 4/ Lali i Bashkisë detyrohet të zgjedhë gruan ose partinë

kryebashkiakun e Tiranës, Aventurat e Uriah-Fikut, ku kësaj radhe Erion Veliaj vendoset para një zgjedhjeje të vështirë, gruan apo partinë.

Uriah-Fiku në këtë episod thirret në zyrë nga Rama dhe ky i fundit i vendos kusht që të ndahet nga gruaja dhe të gjejë një tjetër deri më 25 prill.

Ndërsa ‘sulltani’ mendon se kjo do të jetë një sfidë që Uriah-Fiku nuk do të përballojë dot, Fiku surprizon dhe ‘sulltani’ reagon proporcionalisht, siç mund ta shihni në videon më poshtë.

Në serialin që u tentua të çensurohet, duke penalizuar faqen e Brrylit që bënte transmetimin e tij, vihen në lojë edhe figura të tjera të galaksisë Rama si Spiropali, Belinda, Mazniku dhe Fuga.

Intriga kryesore e tij përqëndrohet në lojën plot dredha të Lalit edhe për të bërë të gjitha cirqet e mundshme për t’iu servilosur Edi Ramës, por edhe njëkohësisht, për t’i vënë stërkëmbsha që mund të sjellin dështimin e tij dhe zënien e vendit të liderit nga Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.