Episodi i serialit vizatimorë që parashikoi para 4 vitesh vdekjen tragjike të Kobe Bryant
Mund të duket e çuditshme, por një serial vizatimorë parashikoi vdekjen tragjike të Kobe Bryant katër vite më parë.
Seriali vizatimorë i quajtur “Legends of Chamberlain Heights”, tregon bëmat e disa shokëve gjimnazi që janë rezerva në skuadrën e basketbollit të shkollës, por që duan me të gjitha mënyrat që të bëhen të famshëm.

Në episodin “End of Days”, që tashmë është hequr nga faqja e internetit Comedy Central, tregohet ish-basketbollisti që përplaset me helikopter, me trofetë në duar.
Comedy Central njoftoi në Twitter se do ta fshijë episodin nga faqja.
“Në shenjë respekti për Kobe Bryant dhe familjen e tij, do të heqim klipin e tij dhe ju kërkojmë që të mos e shpërndani”, thuhet në komunikatë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



