E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Epoka e bollëkut ka mbaruar, pse çmimet e karburanteve do vazhdojnë të mbeten të larta
Publik News

Epoka e bollëkut ka mbaruar, pse çmimet e karburanteve do vazhdojnë të mbeten të larta

përdorur në sektorin e energjisë ishte “bollëk”. Një industri që kishte synuar prej kohësh të raciononte prodhimin e lëndëve djegëse fosile për të mbajtur çmimet e larta, u gjend befas me sasi të mëdha furnizimesh të tepërta, pasi bumi i naftës argjilore në SHBA, e uli çmimin e naftës në të gjithë botën.

Ndërkohë burimet e energjisë së pastër, si era dhe dielli, nisën të konkurronin fort me lëndët djegëse të tjera të përdorura për prodhimin e energjisë, si qymyri dhe gazi natyror. Megjithatë javët e fundit, ajo që ka tërhequr vëmendjen e botës, është mungesa dhe jo bollëku energjetik. Në pamje të parë, manifestimet e saj janë kryesisht pa lidhje me njëra-tjetrën. Shoferët britanikë po vuajnë aktualisht për shkak të mungesës së drejtuesve të kamionëve që furnizojnë pikat e karburanteve. Ndërprerjet e energjisë në disa pjesë të Kinës, po ndodhin pjesërisht nga përpjekjet e vendit komunist për të frenuar emetimet e gazrave serrë në atmosferë.

Pakësimi i rezervave të qymyrit në stacionet energjetike në Indi, lidhet me një rritje të çmimit të importeve të mallrave. Megjithatë, një faktor themelor pritet që ta përkeqësojë akoma më shumë mungesën në vitet e ardhshme: një rënie e investimeve në puset e naftës, në rrjetet shpërndarëse të gazit natyror, si dhe në minierat e qymyrit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.