E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Er armiku i jetës!
Publik News

Er armiku i jetës!

Tirana i duhet kthyer shqiptarëve!
Sot pas një shekull e një vit nga momenti historik që imponoj e bashkoj atdhetarë, luftëtarë, klerikë, të krijojnë qeverinë e lirë shqiptare, Tirana i duhet kthyer shqiptarëve.
U mbushën plot një shekull e një vit nga 11 shkurti 1920, kur kjo qeveri e lirë hyri në Tiranë duke e shpallur atë Kryeqytet.
“Mbledhja kombtare jep fjalën e nderit e besën e shqiptarit duke u betuar në emën të perëndis se deri sa Këshilla e Naltë vepron mbas ligjet të Shtetit tue ruejtun indipendencën e plotë të Shqipnis me mish e me shpirt, do të jetë mbrojtës e përkrahës i gjithhershëm i kësaj Këshille” qe betimi i përfaqësuesve në Kongresin e Lushnjës, betim që u thye në besë nga hordhia komuniste.
E askush nuk e kishte menduar se 101 vite më pas, Tirana që nuk pati frikë nga vdekja e robëria e komunizmit, sot ka frikë nga jeta!
Dhimbja loton, zemërimi ulëret, por frika, eh frika për jetën ka mbërthyer zemrën e banorëve të saj.
Si një hamshor material që përdor qytetin vetëm për nevojat e tij fizike, Er armiku i jetës, shkon në ekstazi nga ideja e shuarjes së qytetit, zhdukjes së tij.
Nxjerr kurrizin e pështyn fjalët; “në fund të fundit unë vec ta kërkova dhe ti ma lejove!”
I fshehur nën pushtetin që i ka dhënë qyteti-kryeqytet, Er armiku i jetës, është i paprekshëm.
Er armiku i jetës, është komod për oportunistët.
Er armiku i jetës, është si ajo xhaketa blu e cdo mashkulli apo si fustani tub i zi në garderobën e grave, që mbaron punë në halle e gëzime.
Er armiku i jetës është gjithkund e askund!
Në fabrikën e tij prodhon lajme, i konfeksionon me shtupa leckash e kuti autoricikimesh, e i shpërndan në media si peshq që i sjell deti e që akush nuk pyet nëse vjen nga frigoriferi i ftohtë (0 gradë) apo i akulltë (-18 gradë). C’rëndësi ka po si ushqim deti do të shtrohen mbi tavolinë!
Er armiku i jetës, qepet si grepi i njalës.
Rrëshet e nuk prononcohet kurrë mbi politikën, mbi parlamentin, mbi përgjimet, mbi dyshimet , mbi bandat, mbi vjedhjet, plehrat e ekonominë, mbi vrasjet e sigurinë.
Er armiku i jetës është i paprekshëm!
E trajton Tiranën si place lufte e rrobat e pista i zhulos brenda trarëve të bashkisë.
Er armiku i jetës është memec!
Nuk flet me banorë, nuk ulet në asnjë konferencë për shtyp. I mjaftojnë banorët e borderos së catisë së tij, ustallarë të zotë në qëndisjen e kronikave-flamuj mediatikë.
Er armiku i jetës, mbjell pemë, e gjelbërimi i tij pjell vec smog e ndotje!
Er armiku i jetës, me prepotencë zgërdhihet e nuk do t’ja di pse është rritur kaq shumë numri i të sëmurëve me tumor në Tiranë? I hingërin pyetjeve; Sa përqind rritet cdo vit numri i të sëmurëve me diabet? Pse ka kaq shumë fëmij të sëmurë? Sa persona vuajnë nga tensioni i lartë e sëmundjet e lëkurës? Sa është numri i të sëmurëve mendorë e i vetëvrasjeve?
Er armiku i jetës, filmon takimet me fermerët po nuk do t’ja di sa prej tyre kanë falimentuar?
Ku i shesin prodhimet? Sa i kanë taksat? Sa banorë të qytetit jetojnë sot në varfëri ekstreme?
Er armiku i jetës, xhiron ushqimet falas për banorët e qytetit e nuk ka një raport se sa prej tyre jetojnë sot në varfëri ekstreme!
Er armiku i jetës gatuan nëpër mensa por nuk ka interes të di se me cfarë mielli gatuhet buka që furnizon furrat!
Er armiku i jetës, premton por s’pranon të përgjigjet se ku është tramvaji i premtuar? Metroja revolucionare? Tirana qyteti ekologjik?
Er armiku i jetës, lëshon leje kullash 20% por nuk jep të dhëna se sa banorëe u ka vjedhur pronat e shtëpitë.
Er armiku i jetës, autofotografohet me fëmijët në krah ndërsa në rrugët e Tianës shtohen fëmijët që lypin e që shfrytëzohen në punë!
Er armiku i jetës, viziton biznese por nuk kontrolllon kurrë sa punonjës kanë një kontratë të rregullt pune e sa punëtorë punojnë të siguruar.
Er armiku i jetës trajtohet “like a very popular people”. E quan veten lali, shtiret të flas në tironce, vishet alla Renzi o Blair, e si majdanoz e gjen në cdo festë kulturore, event artistik, manifestim sportiv e në … hetime.
“Tirana që ti do ” o Er është vazhdimi i telenovelës horror “Tirana që ti doje”, e që sot e arrite.

Tirana që ti doje sot është qyteti ku njerëzit vdesin nga ndotja e ajrit, e ku sipas raportit të UNEP (agjensia globale për ambientin) në cdo ditë të vitit smogu kapërcen shumë herë limitet e OMS (Organizata Botërore e Shëndetit) e disa herë limitet zemërgjera të vendosura nga BE.
Në Tiranën që ti doje, ajri është mbytur me qymyr e centralet termoelektrike ushqehen me linjit i cli po helmon tokën. Varfëria i ka cuar njerëzit të përdorin dru e qymyr për t’u ngrohur.
Tirana që ti doje o Er armiku i jetës, është qyteti pa identitet, sepse ti e zhduke duke u nis nga sheshi më i madh i tij. E ke kthyer në një pyll me drunj shterpë e gura pa forcën naturale të rëndesës.

E ke mbyllur sheshin tonë si një qark minjsh e rrethuar si një tel kullë gjëmbash të një sipërfaqë që i tundet dheu nën këmbë e dhimbja e tokës i ka krijuar barkun majucë.

Tirana jote o Er armiku i jetës, nuk ka një vend ku ruhet historia. I vetmi muze është ai i orëve në Kullën e Sahatit por që është ngritur mbi 20 vite më parë e ti nuk ke shtuar asgjë vec një dyqani soveniresh buzë tij. Tirana jote është pa histori o

Er armik i jetës, se ti qëllimisht e le kështu pasi narcizismi inatcor i inferioritetit tënd nuk pranon dot që ne nuk do të quajmë kurrë lali.
Nuk kemi një stendë ku të nderojmë patriotët që luftuan për lirinë e demokracinë në qytetin tonë, një sallë ku të lexojmë emrat e themeluesve të qytetarisë sonë, një muze ku të mos harrojmë se gjithcka në këtë qytet nisi nga dashuria për tokën, banorët, kulturën e fenë.

Tirana jote o Er armik i jetës është plot me qofte e birra nëpër kioska panairesh pa shpirt e moral.
Tirana jote o Er armik i jetës, bën monument kulture shtëpinë e Kadaresë, në një pallat të shëmtuar të epokës komuniste që rri në këmbë si trekëndëshi i Bermundës nën tundimet paranormale, ndërsa vilat e shtëpitë tona karakteristike pasuria e vërtetë arkitektonike e qytetit po zhduken nga harresa e fatit e grabitja e fallsifikimi i pronave.

Tirana jote o Er ka ujin me orar, e drita që pa orar ikin e vijnë, ka pallatet me depozita ne hava e banjot me bidona me ujë.
Tirana jote o Er ka makina që kalojnë nga lagja më lagja e shesin ujin për të pirë se ai i rubinetit sjell vec sëmundje.
Tirana jote o Er ka parkingje poshtë pallatit që nuk të lejnë me hy në shtëpi pasi i forti i ardhur, punonjës i yti i ka fut një hu hekuri në tokë që e hap e mbyll me celës sa herë që ai do.

Tirana jote o Er armiku i jetës, ka artistë të huaj që ti i promovon në shkëmbim të kush dreqi e di se cfarë, e të vetmen godinë arti e shembe me të nëjtën metodë e pabesi si paraardhësit e tu komunistë!
Tirana jote o Er armiku i jetës, ka tregun e Pazarit të ri me frutat, perimet e gjëja e gjallë qe nuk vijne nga fshatrat përreth e me cmime lirë, por tezga mallrash të magazinuar me muaj nëpër depozita portesh që i bëjnë sfond vec istagramit.
Er armiku i jetës sa të pëlqen të quhesh lali?!.. por për ne je vec halli!
Lali për tironsit është njeriu i shtëpisë, vëllai, miku, baba, nipi, njeriu që nuk ta ka me hile, njeriu që kur hyn e del nga shtëpia të thotë mirë të gjetca o mirë se të gjeta.

Lali ynë ka fe e atdhe e nuk ka nevoj të paguaj ustallarë për make up të fytyrës së tij.
Lali ynë o Er armik i jetës, ka një dashuri hyjnore për Tiranën kurse ti vec e ke shit për thasë me letra thesaresh e landfille plehrash.
Tirana jote o Er armik i jetës nuk është e imja e as ti nuk do jesh kurrë lali im.
101 vite më pas Tirana ime duhet t’i kthehet shqiptarëve e Tiranës tonë dashuria për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.