E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familja afgane rezulton e infektuar me Covid,mbërritën me avionin e fundit
Publik News

Familja afgane rezulton e infektuar me Covid,mbërritën me avionin e fundit

Me mbërritjen e 37 shtetasve të tjerë afgane në orët e para të mëngjesit te 2 shtatorit, ka shkuar në 644 numri total i afganëve të ardhur në më shumë se një javë në Tiranë. Informacionet zyrtare ne lidhje me afganet janë përqendruar ne strehimin e tyre në Qytet Studenti dhe transferimin në ditët në vijim në strukturat hoteliere në bregdet, por deri me tani nuk ka pasur asnjë informatë ne lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.

Pot siç raportohet nga burime spitalore një familje afgane  rezulton e infektuar me Covid-19. Konkretisht fëmija 2-vjeçe, Rana Papal me datëlindje 23 maj 2019, aktualisht po merr trajtim spitalor në repartin Covid në spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Mësohet se vajza rezulton e shtruar në spital që prej datës 31 gusht 2021.

 2-vjeçarja  e infektuar  po trajtohet në pediatri, pranë saj qëndron babai, i cili po ashtu është i infektuar. Sipas informacioneve nga burime të sigurta konfidenciale, mësohet se edhe e nëna e vajzës është prekur nga virusi Sars-Cov-2, por kjo e fundit nuk është hospitalizuar, madje qëndron me dy fëmijët e tjerë në kryeqytet, ku janë strehuar se bashku me familjet e tjera afgane.

Dyshimet janë se pjesëtaret e familjes Papal kanë qenë të infektuar që prej momentit kur kanë ardhur, ndërsa nga ana e instancave shtetërore është raportuar se për afganët e strehuar është bërë kontroll shëndetësor në Rinas, por pa saktësuar nëse u është bërë tampon për të vërtetuar nëse janë të infektuar me COVID-19.

Aktualisht në total janë 11 fëmijë të shtruar ne repartin Covid në Pediatri, gjendja e te cilëve është e stabilizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.