E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erdhi dimri i vërtetë,moti për 4 ditët e ardhshme.
Lajme

Erdhi dimri i vërtetë,moti për 4 ditët e ardhshme.

Edhe në fundjavë vendi ynë do të përfshihet nga një mot kryesisht të vranët dhe me të reshura.

Këtë fundjavë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por, për shkak që vendi ynë ndodhet ndërmjet masave të ftohta ajrore dhe atyre më të ngrohta, parashihet të kemi reshje të përziera shiu dhe bore, kryesisht në orët e hershme të mëngjesit dhe mbrëmjes, transmeton gazetametro.net.

Sot në mbrëmje, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë, që do të vazhdojnë edhe herët në mëngjes të dielen.

Në fillim të javës së ardhshme masa të ftohta ajrore arktike do të shtrihen gradualisht edhe mbi vendin tonë, duke sjellur mot më të ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Nuk përjashtohet mundësia që vende-vende të ketë edhe reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, ku maksimalet do të luhaten nga 2C deri në 4C, e ato maksimale në fundjavë do të zbresin deri në -1C, e në fillim të javës së ardhshme deri në -5C.

Era do të fryejë mesatare nga verilindja 2-6m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.